Site icon Telegrafi

Përfundoi protesta, pelegrinët serbë nuk erdhën në Gjakovë (Video)

Në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë është protestuar kundër vizitës së pelegrinëve serbë në kishën ortodokse.

Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka, ka thënë se pelegrinët serbë nuk kanë ardhur në kishën ortodokse.

“Sipas informacioneve që kemi nga qendra, vizita është anuluar”, shtoi ai.

Protesta ka kaluar e qetë.

Në anën tjetër, njëri nga organizatorët e protestës, Ideal Zhaveli, tha se protestuesit nuk janë kundër asnjë feje dhe asnjë kombi, porse janë kundër kriminelëve.

Ndërsa një tjetër organizatore, Shkendije Hoda, tha se para pak ditësh kanë bërë padi kundër ish-kryetarit të Gjakovës, Djokica Stajoneviq.

https://www.youtube.com/watch?v=OBwK1COFQO0

Exit mobile version