Siç u paralajmërua më herët, administrata gjyqësore e Maqedonisë, mbajti protestën e radhës, e cila zgjati plot dy orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i SPOGJ, Peco Grujovski, bëri të ditur se ditën e hënë do t’i dërgojnë një thes me krip, ministrit të drejtësisë, Valdet Xhaferi, pasi që nuk e ka pranuar ftesën e sindikalistëve për takim.
Ky reagim erdhi pas kundërshtimit të sigurimit të ministrisë, që ta lejojë sekretarin e SPOGJ, Tërpe Dejanoski, për ta takuar ministrin në zyrë, ose të del ministri në takim.
Ndryshe, sindikata ka kërkuar disa herë takim zyrtar me ministrin e drejtësisë, për të diskutuar kërkesat e tyre./Telegrafi/