Site icon Telegrafi

Përfundoi projekti për mbeturinat plastike në Kërçovë

Në Kërçovë u zbatua projekti “Mjetet lokale inovative dhe pilot testimi për përzgjedhjen, mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave plastike PET nga amvisëritë në Kërçovë”.

Projekti u financua nga fondi global ekologjik, Programi për grante të vogla në Maqedoni, dhe realizohet nga Qendra për zhvillim të bashkësisë, në bashkëpunim me tre shkolla fillore dhe nëntë të mesme.

Aktivitetet janë realizuar nga janari i vitit të kaluar, e deri më tani. Nxënësit kanë dëgjuar për dëmet nga mbeturinat plastike në shëndetin e njeriut dhe për masat për uljen e këtyre mbeturinave dhe shfrytëzimin e procesit të selektimin dhe mbrojten e mjedisit jetësor.

Sipas organizatorëve, projekti që ka për moto “Kërçova pa mbeturina”, është realizuar me sukses./Telegrafi/

Exit mobile version