Telegrafi

A përfundoi pandemia? Pëllumb Pipero: Personat që kanë nevojë për dozën shtesë

Tre doza vaksine janë të mjaftueshme për të pasur një imunitet të mirë. Kështu deklaroi për Euronews Albania, mjeku Pëllumb Pipero.

Ai tha se moshat mbi 65 vjeç kanë nevojë për një dozë të katërt, ndërsa ata me sëmundje kronike përveç dozës së katërt, rekomandohet dhe gjysmë dozë tjetër përforcuese.

Mjeku inkurajoi të gjithë personat e pavaksinuar të marrin dozën përkatëse.

“COVID-i në përgjithësi ka qenë tolerues për moshat e vogla,” – tha Pipero i cili pavarësisht rekomandimeve të OBSH-së për vaksinim, personalisht nuk e rekomandonte diçka të tillë. /Euronews Albania/