Site icon Telegrafi

Përfundoi mëngjesi i punës i ambasadorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takimin e dytë koordinues
mëngjes pune me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tyre, nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Takimi u realizua në prag të daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian, për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri me vitin 2025.

“Strategjia e zgjerimit të KE-së paraqet njërën ndër iniciativat më të rëndësishme të Komisionit Evropian për këtë rajon, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë tregon se Bashkimi Evropian kthen fokusin në rajon, ndërkaq procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor- sërish qëndron lartë në agjendën e Bashkimit Evropian”, theksoi
Osmani duke shtuar se me këtë dokument, Komisioni ven procesin e zgjerimit në binarë të forta, me afate precize, gjë që paraqet detyrim për vetë Unionin.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu pritje se përreth Malit të Zi dhe Serbisë, për të cilat tani më u njoftua se pritet të renditen në Strategji si vende që aktualisht udhëheqin me procesin euro- integrues në rajon, në Strategjinë në mënyrë adekuate duhet të përfshihen edhe perspektivat evropiane për Maqedoni, Shqipëri, që do inkurajonin, në përputhje me adresimin e suksesshëm të detyrimeve, sa më shpejtë t’i nisin negociatat për anëtarësim, dhe me të, të kyçen në të njëjtën rrugë për hyrje në Union deri në vitin 2025. Osmani shtoi se pret vend të përshtatshëm në Strategji edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, që duhet të marrin mesazhe të qarta se janë të mirëseardhur dhe se vendi i tyre është në Union, me të cilin i gjithë rajoni do të vendoset në binarë të fortë, dhe do të mbyllen dilemat për orientimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version