Karakteristike e këtij shtegu është asfalti i përshtatshëm, i cili ofron kapje të mirë të gomave dhe si rezultat kontroll më të mirë të vozitjes në krahasim me shtigjet tjera, por ky shteg u jep edhe më shumë mundësi veturave më të shpejta për shkak të pjesës së drejtëzave të gjata ndërmjet kthesave në veçanti drejtëza e parë nga ‘Starti’.
Përpos garuesve të Kosovës, pati edhe një mysafir nga Maqedonia – garuesi Filip Vasilevski, i cili zuri vendin e dytë në kategorinë e parë, mirëpo mungoi pjesëmarrja e rregullt e garuesve nga Shqipëria, të cilët për shkaqe teknike dhe financiare nuk patën mundësi të ishin pjesë e këtij organizimi.
Prej klubeve, përsëri dominoi klubi “Prishtina Racing Team”, ndërsa prej garuesve më i shquar ishte Blerand Hasanaj me veturën e tij Opel Kadet Turbo, i cili me kohën 01:34:19 për pak sa nuk theu rekordin e këtij shtegu 01:33:78, të cilin e mban Ernest Daka nga viti 2004 me veturën BMW ST.
Gjithsesi edhe kjo gare zgjoi interesimin e shumë simpatizuesve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët mbushen brigjet përreth shtegut për të përcjellë garuesit e tyre të parapëlqyer.
Për organizimin e kësaj ngjarje u kujdesën “FASK”, ndërsa për përkrahjen financiare dhe sponsorizimin edhe këtë vit e ka marrë përsipër kompania “Eurogoma”.
Rezultatet e garave janë si në vijim:
Gara e radhës pritet te mbahet në disiplinën ‘slalom’ në qytetin e Prishtinës. /Telegrafi/