Site icon Telegrafi

Përfundoi mbulimi i tregut të qytetit në Prilep

Në Prilep ka përfunduar mbulimi i tregut të qytetit, ku në fazën e fundit është mbuluar hapësirë rreth 830 metër katrorë, investim i cili kushtoi rreth 4 milionë denarë, me mjete të siguruara përmes Qendrës për zhvillim në rajonin e Pellagonisë nga Zyra për zhvillim rajonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për tregun rajonal, ku ka shitës dhe blerës nga gjithë rajoni, dhe pikërisht për këtë arsye për ne është e rëndësishme që ky projekt të realizohet. Mendoj se vetë fotografia tregon se çfarë do të thotë kjo për shitësit dhe blerësit. Para se gjithash ky projekt është mbrojtje nga moti i ligë, por edhe i jep një pamje unifikuese tregut”, deklaroi Emilija Gjeroska nga Qendra për zhvillim në rajonin e pellagonisë.

Nga Komuna e Prilepit thonë se mbulimi i tregut është realizuar në disa faza, i cili ka filluar para tetë viteve. Tani ky treg është rritur dhe është një nga më të avancuarit në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version