Në Strugë sot ka përfunduar manifestimi letrar treditor ndërkombëtar “Takime letrare strugane 2017” në organizim të qendrës kulturore “Valë” dhe revyja për letërsi “Valëvitje” nga Struga.
Në manifestim u prezantua portreti satiristit serb Aleksandar Çotriç dhe janë ndarë çmimet “Dallga letrare” për akademikun Risto Vesilevski, si dhe çmimet “Fjalim strugan” për Mujo Buçpapaj nga Shqipëria, Zharko Milenik nga Bosnja dhe Pande Manojllov nga Maqedonia.
Me ndarjen e çmimit “Dallga letrare” për poezinë më të mirë të lexuar përfundoi festivali poetik në Strugë./Telegrafi/