Përmes një ceremonie solemne, në qendrën për trajnime ”Pepelishte” përfundoi kapi i tetë me radhë veror ndërkomnbëtar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes ”Kampi veror 2017”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, zv. ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti theksoi se ky kamp paraqet shembull për prezantimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetin e vendeve të rajonit dhe më gjërë në sferën e arsimit ushtarak dhe mbrojtjes.
Përndryshe, ky kamp filloi më 27 qershor, ku morën pjesë 116 kadetë nga 12 vende të rajonit, si edhe studentë të universiteteve të Maqedonisë. Ndër vendet pjesëmarrëse ishin edhe ato të aleancës së NATO-s, si të SHBA-ve, Gjermanisë, Norvegjisë, polonisë, Çekisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të zi, si edhe të vendeve të rajonit si Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës./Telegrafi/