Edhe kësaj here interesimi i publikut ishte i madh, prania e tyre ishte motivimi kryesor për vozitje të shkëlqyeshme të garuesve të cilët me manovrimet e tyre herë pas here ndiznin publikun.
Në plasmanin ekipor edhe kësaj here dominoi A.K. Prishtina R.T., ndërsa prej vozitësve më të shpejtë ishin Naim Dashaj, i pasuar nga Përparim Dushi dhe Blerand Hasanaj.
Prej vozitësve që më së shumti ndezi publikun me manovrimet e tij u dallua Gentian Kulla nga A.K. DDA nga Tirana, me veturën e tij Honda Prelude.
Rezultatet e kësaj gare janë si në vijim:
Vlen të theksohet që duke ju falënderuar përkrahjes dhe gatishmërisë së Policisë së Kosovës, Njësisë së Zjarrfikësve e Njësisë Ambulantive, Anëtarësisë së FASK, e në veçanti sponsorit të kësaj gare – firmës së njohur të gomave LASSA edhe kjo garë u përmbyll me një sukses të kënaqeshëm.
Gara e radhës në disiplinën malore pritet të mbahet në shtegun e njohur të Shalës së Bajgores e cila do të riaktivizohet përsëri pas sa viteve. /Telegrafi/