Site icon Telegrafi

Përfundoi dëshmia e gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pritet vendimi i gjykatës

Ka përfunduar marrja në pyetje e deputetëve Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërste Mukoski, Ljupço DImovski, Ljupço Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, në lidhje me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas ligjit, pas përfundimit, gjykatësit duhet që më së voni pas gjashtë orësh të vendosin për paraburgimin e tyre. Dëshmia e tyre zgjati disa orë, kurse para hyrjes në gjykatë, Mukoski tha se nuk ka ndonjë arsye për t’i parabugosur.

Sasho Vasilevski nuk është përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve pas daljes, por thjeshtë u është falenderuar mediave për mbështetje./Telegrafi/

Exit mobile version