Kuvendi i RMV-së në kuadër të pjesës së pasdites së punës për rendin e ditës nga mbledhja e 71-të e përfundoi debatin për Raportin për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2021. Pas përfundimit të debatit nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu mbledhjen dhe paralajmëroi se deputetët do të informohen se kur do të jetë votimi.
Më shpesh folën deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare të cilët e vlerësuan Raportin si dokument joserioz, ndërsa për kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva theksuan se është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe se vetë e ka fituar kundërkandidaten e vetme gjatë zgjedhjes – Vesna Dameva. E akuzuan edhe për nepotizëm dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sepse si sekretare të përgjithshme të Këshillit e kishte vendosur bashkëshorten e shoferit të bashkëshortit të saj.
Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM tha se Raporti është joserioz, i falsifikuar dhe i rremë.
“Jetojmë në shtet në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të arrijnë drejtësinë”, theksoi Lefkov.
Të gjitha të dhënat që kanë lidhje me Këshillin Gjyqësor, siç tha, kanë nënvlerësim të madh me përjashtim në pjesën për paga e cila ka realizim prej mbi 90 për qind. Pikërisht për këtë mbështetje që e merr nga populli është vetëm tre për qind.
Dameva në replikë tha se në vend që të debatohet për Raportin, sot të gjithë deputetët e opozitës sillen sikur pika e rendit të ditës të jetë zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor.
Deputetët e opozitës, e porositën se edhe më tutje sillet sikur të jetë në Komisionin e Drejtësisë në LSDM dhe se do të vlerësojnë se seriozisht dhe me nder i është përkushtuar punës – kryetare e Këshillit Gjyqësor vetëm nëse angazhohet që të ketë zgjidhje gjyqësore për rastet Llaskarcë, Besa trans dhe Spitali modular në Tetovë në të cilat kishte shumë viktima në njerëz. Kërkuan që vetë të japë dorëheqje dhe të zbatohet procedurë e re për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor.