Danilo i thotë lamtumirë Kupës së Botës në Rusi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë të Brazilit pësoi një lëndim gjatë stërvitjet para ndeshjes me Belgjikën, gjë që bëri të humbas vazhdimin e botërorit.
Në fakt, ishte një shtrembërim i fortë të kyçit të majtë dhe pas testeve mjekësore, vendosi që nuk ka kohë për rimëkëmbje, duke e detyruar Federatën e Futbollit të Brazilit të bëjë një njoftim për përfundimin e paraqitjet në garën e sivjetme.
“Danilo ka një lëndim të fortë të ligamenteve dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në pjesën tjetër të Kupës së Botës”, tha Dr Rodrigo Lasmar.
Danilo, i cili do të qëndrojë i fokusuar me Brazilin deri në fund të pjesëmarrjes së ekipit në këtë Kupë Botërore, do të mund të kryej një ndërhyrje të vogël kirurgjike.
Ylli I Manchester Cityt edhe në ndeshjen me Meksikën ishte zëvendësuar nga Fagner, i cili morri notë pozitive për paraqitjen në botëror.
Ndryshe, Brazili sot do të takohet me Belgjikën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës. /Telegrafi/