Site icon Telegrafi

Përfundoi blerja e duhanit nga prodhimtaria e vitit të kaluar në Maqedoni

Përfundoi blerja e duhanit nga prodhimtaria e vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Inspektorati shtetëror për bujqësi (ISHB), janë blerë mbi 25,2 milionë kilogramë duhan me çmim blerës mesatar prej 214,24 denarë për kilogram, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga kompanitë blerëse drejt prodhueseve të duhanit janë paguar mbi 5,3 miliardë denarë apo 98,24 për qind nga duhani i blerë. Nga ISHB theksojnë se blerja e duhanit përfundoi në suaza të afatit ligjor, përfundimisht me datën 15 të këtij muaji dhe është zhvilluar pa pengesa.

Në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në shtet në rrjedhë është nxjerrja e listave evidentuese, si licenca për prodhimin vjetor të duhanit. Nga Agjencia pagesore tashmë informuan se sapo të përfundojnë të gjitha procedurat administrative rreth kontrolleve, do të pasojë edhe pagesa e subvencioneve për prodhuesit e duhanit.

Në prodhimtarinë për vitin 2018 janë mbjellur 14.802 hektarë me duhan, ndërsa janë kyçur 34.104 kontrata me nëntë ndërmarrje blerëse. Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave paraqiti 23.430 lista të dhëna evidentuese. Sasia e përgjithshme e kontraktuar për blerje paraqet mbi 29.000 tonë duhan, Krahasuar me prodhimtarinë e vitit 2017, për prodhim të duhanit në vitin 2018 janë dhënë 57 lista evidentuese më shumë se në vitin 2017, dhe janë kyçur mbi 4.700 kontrata më shumë. Rritje ka edhe tek sipërfaqet e mbjellura me duhan, dhe atë për 387 hektarë.

Sipas MBPEU, dispozitat e reja ligjore do të mundësojnë transparencë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjeve të cilat duhet publikisht të publikohen më së voni deri më 28 shkurt të vitit rrjedhës në tabelë konkursi në selinë e blerësit dhe në ueb faqen lokale të blerësit./Telegrafi/

Exit mobile version