Marrëdhënia e Kortney Kardashianit (39) dhe modelit, Younes Benjamin (25) tani është një gjë e së kaluarës.
Bukuroshja është sërish e vetmuar, por këtë herë, ajo nuk do të vuajë apo të qaj si në të kaluarën.
I riu me të cilin Kortney vizitoi botën, harmonizoi stilin e veshjes dhe këtë verë pushimet i kaloi në Itali, tani më e ka hedhur prapa krahëve.
Marrëdhënia problematike përfundoi pas dy vjetësh, që është shumë më tepër se koha që u raportuar prej mediave amerikane.
“Kohët e fundit, ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ndarja ishte e pashmangshme”, tha një burim i mirinformuar për portalin, “E! News”.
Pasi udhëtuan në Itali, çifti u nda, pastaj u larguan dhe tani u shkatërruan. Sipas portalit, ai është parë në shoqëri të një vajze të re në Meksikë gjersa bukuroshja është përqendruar në rritjen e tre fëmijëve të saj.
“Është e vështirë, por e ka ditur se më nuk mund të vazhdon lidhjen me Junes”, thotë burimi i portalit “E! News”. /Telegrafi/