Vendosja e buzëkuqit mund të duket shumë e thjeshtë, por a doni të dini si t’i lyeni buzët në mënyrë perfekte?
Me aplikimin e duhur, buzëqeshja juaj mund të duket mahnitëse gjatë gjithë ditës!
Ja disa këshilla nga grimierët profesionistë, të cilat nuk i keni dëgjuar më parë:
Pas aplikimit të fondatinës në fytyrë, pjesën e mbetur në furçë, vendoseni në buzë për të neutralizuar ngjyrën. Në këtë mënyrë, buzëkuqi që do të vendosni më pas, do ketë ngjyrë më të fortë dhe uniforme.
Vazhdoni duke i mbuluar buzët me pudrën që do të aplikoni në të gjithë fytyrën. Kjo do të parandalojë hapjen e buzëkuqit gjatë ditës.
Përdorni pudrën pluhur për një efekt mat që zgjat gjithë ditën.
Merrni lapsin dhe mpreheni mirë majën.
Lapsat kanë një formulë të butë e cila qëndron gjatë në buzë.
Filloni duke vizatuar nje ‘X’ në konturin e sipërm të buzës dhe një hark në konturin e poshtëm. Kështu do të keni një formë perfekte.
Më pas vijëzoni cepat e buzëve si në foto.
Në fund lidhni linjat që keni bërë deri tani.
Vazhdojmë me buzëkuqin.
Fillimisht aplikojeni në qendër të buzëve.
Më pas aplikojeni në cepat e buzëve si në foto.
Nëse keni dalë jashtë vijës të buzëve korrigjojeni më pak fondatinë.
Kjo është pamja e përfunduar!