Telegrafi

Përfundimi i zgjedhjeve, pjesëtarë të Bundestagut gjerman takohen me liderët e partive politike

Pas përfundimit të zgjedhjeve në vend, tashmë veq kanë filluar vizitat e zyrtarëve të lartë nga vendet evropiane.

Një gjë e tillë do të ndodh edhe sot, ku pjesëtarë të parlamentit gjerman nga Bundestagu do ta takohen me liderët e partive politike.

Kjo është bërë e ditur nga ambasadori gjerman në Kosovë, Chrisitan Heldt.

Përmes një postimi në Twitter, Heldt shkruan se do të jenë parlamentarët e parë gjermanë që do të flasin me drejtuesit e partive politike pas zgjedhjeve.

” Deri tani një 24-orësh mjaft intensiv me delegacionin e Bundestagut për politikat e parandalimit të krizave civile, shoqërisë civile, prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Fillimisht parlamentarët gjermanë do të flasin me liderët e partive pas zgjedhjeve, me fokus në perspektivën e shtetit dhe regjionit”, shkruan Heldt. /Telegrafi/