Site icon Telegrafi

Përfshirja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi shihet me skepticizëm nga shoqëria civile

Pretendimet e Rusisë për t’u përfshirë në dialogun Kosovë-Serbia janë të hapura.

Hulumtuesi Seb Bytyçi thotë për RTV Dukagjinin se Rusia dëshiron të përfshihet në dialog për të faktorizuar veten në rajonin e Evropës Juglindore.

“Rusia ka interes që të përfitojë diçka nga perëndimi në kuptimin e ndonjë koncesioni për njohjen e aneksimit të Krimesë apo njohjen e Osetisë dhe Abkazisë. Edhe përfitimi i ndonjë autonomie në Ukrainë apo ndonjë ri vizatim i kufijve në atë pjesë është synim i Rusisë”, deklaroi Seb Bytyçi.

Por përfshirja e Rusisë në dialog duhet të merret me rezerva sipas Visar Xhambazit, përcjell Telegrafi.

“Kosova duhet ta merr me shumë rezerve përfshirjen  e Rusisë në dialog pasi për dallim nga Bashkimi Evropian ajo nuk është një aktor neutral. Ne e dimë çfarë po ndodh në Donbas, Krime, Abkazi apo Oseti. Rusia keqpërdorë fqinjët e saj që të kapitalizoj politikën e saj ditore. Kosovës i nevojitet që të stabilizojë raportet me Rusinë pasi i duhet vota e saj në Këshillin e Sigurimit për të fituar ulësen në OKB”, deklaroi Xhambazi.

Dimë më parë ambasadori rus në Beograd kishte paralajmëruar mundësinë që edhe Rusia të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi./Telegrafi/

Exit mobile version