Telegrafi

Përfshirja e grave në sipërmarrësi në Maqedoni

Në kuadër të projektit ”Gjendja e grave në sipërmarrësi në Republikën e Maqedonisë”, shoqata e grave afariste (SHGA), e ka përfudnuar me sukses, hulumtimin rreth gjendjes së grave në sipërmarrësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky hulumtim është kryer nga janari e deri më nëntor të këtij viti, me mbështetje të Civika Mobilitas. Shoqata ka ecur një hap përpara, duke caktuar bashkërendues të klubeve afariste dhe organizatave të grave sipërmarrëse në Veles, Manastir, Kërçovë dhe Kumanovë.

Detyra e këtyre bashkërendueseve do të jetë shpërndarja e informacioneve të nevojshme për mbështetje, forcim dhe promovim të grave në afarizëm; do të përçojnë idenë për një rreth më të gjërë, ndikojë në mentalitetin, si edhe do të nxitin rrjetizimin në nivel kombëtar dhe rajonal./Telegrafi/