Grimeri i njohur botëror, Samuel Rauda, në mars ishte i përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Pas dy muajsh, ai është rikthyer në rrjete sociale duke treguar se është duke u rikuperuar e po ashtu falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në shërimin e tij.
Sam nuk ka treguar më shumë në lidhje me incidentin, pasi thekson se është përqendruar në procesin e shërimit.
Postimi i plotë i Sam (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje të gjithëve,
E para dhe më e rëndësishmja, falënderoj Zotin që më bekoi me një ditë tjetër të jetës. Unë e di se për shkak të dashurisë dhe mëshirës së Zotit, jeta ime u shpëtua atë natë. Për këtë, unë jam përgjithmonë mirënjohës.
Unë do të doja të ndaj me ju mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të thellë për mbështetjen e madhe që kam marrë gjatë kësaj kohe. Unë jam prekur nga të gjitha donacionet e juaja, lutjet dhe fjalët inkurajuese gjatë këtij procesi.
Një falënderim i veçantë për Dr. Samuel Goldsmit, Dr. Carolina De La Cuesta, Dr. Gorrostiaga, Dr. Askari. Për të gjithë infermierët që punuan pa u lodhur ditë e natë, por falënderime të veçanta për RN-të e ICU-së: Natacha, Richard, Freesia, Floor RN: Jennifer dhe Kayla.
Një falënderim i madh për ekipin mahnitës të rehabilitimit në TIRR Memorial Hermann: Dr. Joseph, terapistët e mi Meredith, Chyna dhe Rachelle.
Do të doja të dija emrat e të gjithëve që u kujdesën për mua, kërkoj falje nëse e kam harruar dikë. Thjesht dije që unë vlerësoj gjithçka që keni bërë për mua.
Unë jam përgjithmonë mirënjohës!
Ju lutemi kuptoni që në këtë moment, unë kam zgjedhur të mos ndaj asnjë detaj në lidhje me incidentin. Unë jam duke u përqendruar në procesin tim të rikuperimit.
Me dashuri,
Sam”.
Ai është bërë më i njohur për publikun për punën e tij dhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të showbizit si: Kylie Jenner, Bebe Rexha, Ava Max e Nikita Dragun. /Telegrafi/