Një shtëpia është kapluar nga zjarri në fshatin Volljakë të Klinës, ka raportuar viktima mashkull në polici.
Sipas viktimës, është djegur një kat dhe çatia e shtëpisë është djegur në tërësi.
“Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 15.000 euro. Gjatë përpjekjes për fikjen e zjarrit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.