Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Skenderaj i është djegur shtëpia.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur premten rreth orës 23:30.
“Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune”, thuhet në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/