Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Reqan të Prizrenit.
Si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti në hetime. /Telegrafi/