Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Bardhosh, një i lënduar

Në orët e pasdites në Bardhosh të Prishtinës është përfshirë nga zjarri një shtëpi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se si pasojë e zjarrit një person ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një objekt në fshatin Bardhosh. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme”, deklaroi Borovci.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit, si dhe ambulanca.

Exit mobile version