Site icon Telegrafi

Disa të vdekur pas zjarrit në ndërtesën në Londër (Video)

E plotësuar: Një zjarr i madh ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës.

“Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktuar disa të vdekur”, deklaroi shefja e zjarrfikësve në kryeqytetin britanik.

“Ka disa të vdekur. Nuk mund të konfirmoj një shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në një deklaratë për shtyp.

“Të paktën 30 persona u plagosën”, theksuan më herët shërbimet spitalore, ndërkohë që një numër banorësh ndodhen ende brenda ndërtesës me 120 apartamente dhe 27 kate.

————————————————————————————–

Rreth 30 të plagosur e dhjetëra të zhdukur nga djegia e ndërtesës në Londër (Video)

Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Londër, familje me fëmijë të bllokuar nga zjarri ulërijnë për ndihmë (Video)

Zjarrfikësit në Londër janë duke luftuar me flakët e ferrit, që kanë pushtuar një bllok apartamentesh në Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, shkruan The Sun.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë ndërmjet që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve.

Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”

Policia tha se një numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.

Sipas Radio BBC Londër, zjarrfikësit e kanë humbur betejën kundër zjarrit.

“Një prezantues i BBC  që jetonte në ndërtesë, George Clarke, tha se ai ishte duke u mbuluar nga hiri ndërkohë që i ikte zjarrit.

“Unë jam 100 m larg dhe jam totalisht i mbuluar nga hiri. Është kaq pikëlluese që unë jam duke ata që po thërrasin nga katet e larta dhe padyshim, nuk mund të dalin, transmeton Zëri.info.

 

Exit mobile version