Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një lokal në Ulpianë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Ulpiana të kryeqytetit, është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal.

Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Policia më tej njofton se në Gllogoc, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një dhomë ndihmëse e pompës së derivateve.

Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /KP/

Exit mobile version