Një lokal është përfshirë nga zjarri sonte në Istog.
Mediat lokale të Istogut kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke bërë përpjeke për lokalizimin e zjarrit, transmeton Telegrafi.
Jashtë objektit që është përfshirë nga zjarri shihen edhe disa qytetarë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, dhe nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Telegrafi/