Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një hapësirë e Burger King-ut në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një hapësirë e “Burger King” i cili ndodhet tek kompleksi “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësi i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

“Informata për zjarr është pranuar në ora 09:45. Me të arritur në vendin e ngjarjes pamë që ishte duke u djegur aspiratori i kuzhinës. Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version