Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga zjarri sot në Komoran.
Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, dhe nëse ka pasur të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë, por deri më tani nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/