Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, është përfshirë nga zjarri një bodrum i vjetër i venës.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një podrum i vjetër i Venës për të cilin për momentin nuk dihet pronari”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse si dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/