Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një nënkulm i një ndërtese në Prishtinë, Policia jep detaje (Foto/Video)

Një nënkulm i një ndërtese në Prishtinë, është përfshirë nga flakët.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Kaçinari”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se Policia, zjarrfikësit dhe KEDS-i janë në vend të ngjarjes.

“Një nënkulm i një ndërtese është përfshirë nga zjarri. Janë evokuar banorët e ndërtesës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia, zjarrfikësit dhe KEDS-i kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin. Ndërsa zjarri është duke u lokalizuar”, ka thënë ai./Telegrafi/