Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në  Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës  21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.

Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe  nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version