Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Disa pamje janë shpërndarë nga banorët ku shihet ndërtesa në flakë.
Për këtë ka shkruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
“Ju kam paralajmru që sa mbledhje të Asamblesë, por e vendoset me ju lon “dostave” të Aleancës. E tash çka, e shkatërruat një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtuar ndonjë banesë. Turpi ju mbuloftë dhe mos arsyetoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, personi i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti”.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se akoma është duke u djegur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se deri tani nuk është raportuar për njerëz të lënduar.
“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, ka thënë Elezaj.
Më poshtë mund të shihni video të djegies së muzeut, të postuara nga një qytetar në rrjetin social Facebook: