Një zjarr ka shpërthyer në motorin e një aeroplani pas uljes në Aeroportin e Antalias në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu pas uljes së aeroplanit Sukhoi Superjet 100 të linjës ajrore ruse, i cili u ul në aeroportin e Antalias në kushte të pafavorshme atmosferike.
Siç bëhet e ditur më tej, pista është mbyllur përkohësisht ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë vazhduar ndërhyrjen.
Si pasojë janë pezulluar edhe disa fluturime.
بالفيديو: حريق في طائرة ركاب روسية بعد هبوطها في مطار أنطاليا التركي #عاجل
https://t.co/kHaGCrXeqH pic.twitter.com/NHFn3zDN80— Cedar News (@cedar_news) November 24, 2024
Sipas informacioneve të mediave turke, 79 pasagjerë në aeroplan janë evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.
Aeroplani thuhet se po kryente fluturimin A45051 nga Soçi-Antalia ka rrëshqitur nga pista pas uljes ndërkohë që bëhet e ditur se zjarri filloi kur preku pistën. /Telegrafi/