Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri fabrika e qeseve të plastikës në Siqevë të Prishtinës

foto arkiv

Foto: Ilustrim

Dje rreth orës 16:48 në fshatin Siqevë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri fabrika e qeseve të plastikës.

Ngjarjen e ka raportuar në polici pronari i fabrikës i cili ka treguar se nga zjarri i është përfshirë edhe shtëpia e tij.

Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit nuk është përcaktuar.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version