Site icon Telegrafi

Përfshihet nga flakët vetura në lëvizje në aksin Fier-Vlorë (Video)

Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re një re tymi që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip “Benz” në anë të autostradës dhe është larguar menjëherë.

Flakë të mëdha e kanë përfshirë menjëherë automjetin duke e djegur plotësisht.

Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa në vend ka shkuar edhe një zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit, por dyshohet për një defekt në motor.

Video është publikuar nga JOQ.

Exit mobile version