Një shkollë private në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne reth orës 10:30.
Si pasojë e situatës së krijuar është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve nga ambientet e shkollës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. /Telegrafi/