Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihet momenti kur shtylla përfshihet nga flakët.
Banorët e kësaj pjese kanë treguar se ditë më parë ka pasur probleme me rrymë dhe se e kanë lajmëruar rastin mirëpo askush nuk ka ndërmarr asgjë.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Telegrafi/