Telegrafi

Përfshihet nga flakët një restorant në Shkup, nuk ka të lënduar (Video)

Një restorant në qendër të kryeqytetit është përshirë nga zjarri. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Maqedonia. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikëset te cilat bene te mundur shuarjen e flakëve të Restorantit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shkëndijave elektrike që kanë pasuar nga frigoriferi. Flakët më pas kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të lokalit. Pronari i lokalit i cili vjen nga Jordania, tha se fatmirësisht nuk është lënduar askush, por ka pasur vetëm dëme materiale./Telegrafi/