Telegrafi

Përfshihet nga flakët një njësi ushtarake në Moskë

Mediumi Nexta raporton se një njësi ushtarake është përfshirë nga flakët në qytetin e Moskës në Rusi.

Sipas raportimeve sipërfaqja e zjarrit përfshin rreth 200 metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Nuk pati detaje se si ndodhi ky incident.

Videoja e shpërndarë në Twitter tregon tymin që del nga objekti. /Telegrafi/