Telegrafi

Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Londër (Video)

Një zjarr ka rënë në një ndërtesë banimi në Londër.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por banorët u përfshinë në panik.

Zjarr u shtri në gjashtë kate të ndërtesës, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan 15 automjete dhe mbi 100 zjarrfikës, të cilët vunë në kontroll flakët.

Sipas Daily Mail, përcjell oranews.tv, autoritetet evakuuan edhe banorët që ndodheshin në ndërtesa të tjera, pranë asaj të përfshirë nga flakët.

Deri tani shkaku i zjarrit ende nuk bëhet i ditur.