Një gjenerator në Komunën e Prishtinës sot gjatë ditës është përfshirë nga flakët.
Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, edhe pse Telegrafi është munduar të kontaktoj me zyrtarë të Komunës së Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Telegrafi po ashtu ka kontaktuar dhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por deri më tani nuk ka marr asnjë përgjigje. /Telegrafi/