Telegrafi

Përfshihet nga flakët makina që po ngjitej në Llogara (Video)

Një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje e sipër dhe është shkrumbuar tërësisht pasditen e kësaj të premteje në Llogora, duke shkaktuar për pak momente probleme në trafik.

Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të plagosur, ndërsa forcat e policisë që shkuan shumë shpejt në vendngjarje, pas verifikimeve paraprake njoftuan se automjeti dyshohet të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Automjeti ishte i tipit “Volvo” dhe i përkiste një turisti çek 48-vjeçar.