Telegrafi

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Ratkoc të Rahovecit (Foto/Video)

Në fshatin Ratkoc të Rahovecit dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri.

Një lexues i KosovaPress ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes duke konfirmuar se zjarri në këto dy shtëpi ka rënë rreth orës 10 e 40.

Sipas dëshmitarit që aktualisht është pranë shtëpive që janë përfshirë nga zjarri nuk është raportuar për dëme në njerëz ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes.

Dëshmitari tha se shtëpitë e djegura janë të Haxhi Krasniqit, ish-polic i Kosovës që tani jeton jashtë vendit.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ardhur deri te djegia e këtyre shtëpive./KosovaPress/