Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve.
Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera.
Shërbimi zjarrfikës i Maliqit u kërkon fermerëve të mos djegin sipërfaqet pas korrjes së grurit, jo vetëm për të mos rrezikuar kulturat e tjera bujqësore por edhe për përhapjen e flakëve që mund të rrezikojnë banesa pranë.
Ky zjarr dyshohet se ka qenë i qëllimshëm nga pronari i kësaj sipërfaqe ndaj të cilit pritet të ketë masë administrative. /euronews.al/