Telegrafi

Enrique Iglesias nderohet me “Çelësin e Tiranës”

Foto: Instagram

Ylli i muzikës latine, Enrique Iglesias, do të performojë sonte (e premte) në Tiranë.

Ai do të këndojë për herë të parë para publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej”.

Këngëtari me famë ndërkombëtare njëherësh do të hapë edhe Javën e Kulturës Spanjolle në kryeqytet.

48 vjeçari me këtë rast u nderua me ‘Çelësin e Tiranës’ nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Lexo po ashtu Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë, poston imazhe nga përgatitjet për koncertin: Shihemi sonte

“Mi Casa, tu casa. Sapo e takova Enrique Iglesias. Mezi po pret të dalë në shesh për një super natë. Edhe pak minuta nga festa e madhe”, thuhet në postimin e kryebashkiakut.

Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë që u bë i njohur në mbarë botën në fillimin e viteve të ’90.

Ai shquhet për hitet si: “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, “Turn the night up”, “Heart Attack” e “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio”. /Telegrafi/