Telegrafi

Performancë leximi e rrëfimeve të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Gati dy dekada pas përfundimit formal të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë metanarracionit të luftës dhe diskursit publik.

Për më shumë, të mbijetuarat(it) e dhunës seksuale dhe të torturës në luftë i nënshtrohen stigmës shoqërore, përjashtimit dhe politikave jokonsistente institucionale.

“Your story is my story” mëton sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi ngjarjet të cilat i kanë përjetuar gratë dhe burrat e Kosovës si të mbijetuar të torturës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Lexues në këtë performancë do të jenë: Melihate Qena, Gresa Pallaska, Jeta Krasniqi, Arben Ahmeti, Jeta Berisha dhe Xhejlane Tërbunja, nën regji të Besim Ugzmajli.

Rrëfimet që do të lexohen në këtë performancë janë marrë nga “Unë dua të dëgjohem” libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo performancë leximi organizohet nga OJQ THY në bashkëpunim me forumZFD – Kosovo Program, NGO INTEGRA, UN Women Kosovo dhe Dokufest.