Disa organizata joqeveritare do të zhvillojnë sot një performancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi, tek vendi ku po ndërtohet muri në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim të marrëveshjes së Brukselit për rivitalizimin e urës.
Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i OJQ-ve AVONET, të mbështetur nga organizatat ETIKA, ELITA-H, EACE, DEMOKRACIA, PRSH, VLD, KDN.
Ndryshe, ka disa ditë që pranë urës së Ibrit në Mitrovicë, serbët kanë filluar ndërtimin e një muri, që ndan qytetin e Mitrovicës.