Site icon Telegrafi

Performancë ëndrrash nga Kee Marcello i grupit Europe, HardhFest me mijëra të pranishëm në natën e dytë

HardhFest në mbrëmjen e dytë arriti kulmin e të gjitha edicioneve të deritanishme.

Ishte ish anëtari i Europe, Kee Marcello me bendin e tij që performuan hitet e mëdha si “Final Countdoën” dhe “Carrie” para publikut të madh në skenën e HardhFest.

Mijëra të pranishëm shijuan performancën e një prej grupeve që e dëgjuan shumë gjenerata dhe patën ëndërr t’i dëgjojnë këngët e tyre të performuara live.

Performancë fantastike pati edhe Eugent Bushpepa i cili për herë të parë u rikthye në performanca live pas shkëlqimit në Eurovision. Para tij, grupi vendor, Magnituda, ndezi skenën në Konak.

Vreshtarët dhe verëtarët po ashtu promovuan të mirat e tyre nga vreshtat të cilat ishin mjaft me rendiment të lart përkundër motit jo aq stabil.

HardhFest mbyllet në natën e tretë me DJ vendorë dhe me ceremoninë e zgjedhjes së Mbretëreshës së Rrushit. /Telegrafi/

Exit mobile version