Site icon Telegrafi

Performanca me të brendshme e Britneyt në Teksas

Britney Spears (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Britney Spears është e njohur për performancat ekzotike sa herë që del në skenë.

Këngëtarja amerikane ka tërhequr sërish vëmendje gjatë një koncerti të mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

36-vjeçarja kishte veshur një seri të brendshmesh, të cilat i kishte ndërruar gjatë interpretimit.

Lexo po ashtu Lajmet për Britney Spears
Britney Spears në Austin të Teksasit (Foto: splashnews.com)

Në fakt, ajo kishte performuar para publikut në Circuit of America në kuadër të Garës për çmimin e madh të Formula 1 në Austin.

Në njërën prej paraqitjeve të saj, këngëtarja ishte veshur njësoj si në videoklipin e këngës “Gimme More”.

Të brendshme të kuqe, çizme të gjata e taka të larta – ishin disa prej përzgjedhjeve në veshjen e Britneyt.

Fansa të shumtë kanë shpërndarë video në rrjetet sociale, nga performanca e Spears. /Telegrafi/

 

Exit mobile version